Mbyllen 10 lokale të lojërave të fatit nëpër Kosovë

Mbyllen 10 lokale të lojërave të fatit nëpër Kosovë

Dosja e Shefave IV: Thaçi: ‘Do të luaj k… me ta’
Ambasadorë të vendeve të fuqishme prezent në seancën e sotme

Policia e Kosovës, në një aksion të gjerë kundër krimit të organizuar të zhvilluar në Prishtinë, Pejë, Gjakovë e Mitrovicë, dje në orën 14:30, ka mbyllur disa lokale të lojërave të fatit.

‘Njësitet policore në bashkëpunim me njësitet e Doganës, ATK-së dhe inspektorët komunal të rajoneve përkatëse kanë sekuestruar 31 aparate të lojërave të fatit, një rulet, rreth 26.000€, 7 shtëpiza kompjuteri, dhe kanë mbyllur dhjetë lokale të lojërave të fatit në lokacione të ndryshme’, thuhet në njoftimin e PK-së.

Lidhur me rastin janë intervistuar tre të dyshuar meshkuj, shqiptarë të Kosovës, të cilët pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.

COMMENTS