Mbushen sot 7 vjet nga vdekja e aktorit shqiptar, Bekim Fehmiu (Video)

Mbushen sot 7 vjet nga vdekja e aktorit shqiptar, Bekim Fehmiu (Video)

‘Pena e Flakës’ triumfon Agron Tufa
Pse 19 Gushti është caktuar ‘Dita Botërore e Fotografisë’

Sot bëhen 7 vjet nga vdekja e aktorit të njohur shqiptar Bekim Fehmiut, i cili ndërroi jetë më 15 qershor në vitin 2010.

I lindur në Sarajevë, Fehmiu mori famën më të madhe nga filmi ‘Mbledhësit e Puplave’ i cili u realizua në vitin 1966. Deri në atë kohë, ai kishte studiuar dhe ishte bërë i njohur nga shumë shtëpi filmi nëpër botë. Ai është aktori i parë shqiptar i filmit dhe i teatrit, i cili ka luajtur me sukses në filmat dhe skenat e gjithë hapësirës së ish-Jugosllavisë.

Fehmiu është një nga personalitetet që ka lënë gjurmë në kinematografinë ballkanike, por mbi të gjitha, ai është i madh për kontributin artistik në kinematografinë botërore, transmeton Klan Kosova.

Në botën e kinematografisë, Bekim Fehmiu ishte i angazhuar dhe në shumë role të ndryshme të aktrimit të cilët renditen si vijon:

Rolet e tij në ‘Prova speciale’, ‘Odiseja’, ‘Aventurieri’, ‘Rruga’, ‘Vitet e nxehta’, ‘Dezertori’, përmenden si kryevepra. Nga filmat e para ka qenë ‘Ko puca otvorice mu se’, ‘Vitet e nxehta’, ‘Protesta’, ‘Eskadrionet e partizanëve’ dhe ‘Të kuq dhe të zinjë’. Ai ka bashkëpunuar me John Huston, Olivia de Havilland, Ava Gardner, Robert Show, Dirk Bogart, Sharl Aznavur, Irene Papas, Claudia Cardinale etj. Ka interpretuar në shqip, serbisht, maqedonisht, turqisht, në gjuhën rome, në spanjisht, anglisht, frëngjisht dhe italisht.

Bekim Fehmiu është një nga artistët më të mëdhenj shqiptarë. Nga viti 1987, kur në mënyrë demonstrative braktisi shfaqjen ‘Madame Kolontine’ të Anete Playel, ku luante Leninin dhe Stalinin, në teatrin jugosllav të dramës, ai i dha lamtumirën aktivitetit artistik në Jugosllavi.

Pas disa kohësh Fehmiu, mori dhe vendimin për t’i dhënë fund karrierës edhe në aktivitetet artistike botërore. Pak kohė më parë në Jugosllavi është botuar libri me kujtime i Bekim Fehmiut, ‘Shkëlqim dhe frikë’, në të cilin përshkruhet periudha që nga lindja e tij në Sarajevë, duke përfshirë gjithçka deri në vitin 1955, kur u pranua në teatrin e dramës së Prishtinës.

Fehmiu u gjet i vdekur në apartamentin e tij në Beograd më 15 qershor 2010. Sipas deklarimeve të para del se kryer vetëvrasje. Atë kohë Ivica Daçiq tha se Fehmiu u gjet i vdekur në apartament dhe revolja ishte e regjistruar ne emrin e tij. Ai ishte 74 vjeçar kur ndërroi jetë.

Lista më poshtë pasqyron gjithë angazhimin e Fehmiut në botën kinematografike.

COMMENTS