Mbretërit mposhtin lehtë Malagën

Mbretërit mposhtin lehtë Malagën

Nainggolani synon trofeun e Ligës së Kampionëve
Orari i ndeshjeve të javës së 26-të të Superligës së Kosovës në futboll

Real Madridi ka shënuar fitore si mysafir i Malagës, me rezultat 2 me 1.

Nga një gol në secilën pjesë kanë shënuar mbretërit, në fitoren e së dielës mbrëma.

Ka qenë fillimisht Isco, ai i cili ka zhbllokuar rezultatin, duke shënuar në minutën e 29 të ndeshjes. Rezultatin në dyfish e ka çuar Casemiro, me një gol që erdhi në minutën e 63.

Të bardhtë e kanë mbizotëruar tërësisht takimin, me posedim të topit në rreth 60 për qind të kohës.

Edhe statistika tjera kanë shkuar në favor të Real Madridit. Malaga e ka ‘mposhtur’ Real Madridin sa u përket kartonëve të verdhë. Ricca, Iturra dhe Rodriguez janë tre lojtarët e Malagas që janë zverdhur në takimin kundër mbretërve.

Krejt në fund, kur të gjithë mendonin se ndeshja do të përfundojë me rezultat 2 me 0, Malaga shënon përmes Diego Rolan.

Fitorja e lë Real Madridin në pozitën e tretë, me 67 pikë të tubuara, i ndjekur ngushtë nga Valencia që ka vetëm dy pikë më pak, që këtë javë humbi ndaj Barcelonës, që ka ikur shumë përpara në krye duke grumbulluar 82 pikë dhe që ndiqet nga Athletico me 71 pikë.

COMMENTS