Mbledhje komemorative për gazetarin Skender Idrizi

Mbledhje komemorative për gazetarin Skender Idrizi

Parashikohen bllokada rreth krijimit të Qeverisë së re të Kosovës
UNICEF: Boko Haram përdori 83 fëmijë në sulme vetëvrasëse

Pas një sëmundje të shkurtër është ndarë nga jeta kryetari i Klubit të gazetarëve profesionist ‘Haki Braha’ në Ferizaj, Skënder Idrizi, i ciliu cilësua një njeri me virtyte e cilësi të larta njerëzore e profesionale.

Në mbledhjen komemorative merrnin pjesë drejtues të qeverisë lokale të Ferizajt, shokë dhe familjarë të ndjerit.

Të pranishmëve me një fjalë rasti i është drejtuar drejtori i shkollës fillore ‘Gjon Serreçi’ në Ferizaj, Milazim Dërguti, ku i ndjeri punoi me vite të tëra si mësimdhënës i gjuhës dhe letërsisë shqipe.

Në këtë komemoracion në emër të gazetarëve, të pranishmit i ka falënderuar gazetari Afrim Demiri, i cili theksoi se jeta dhe veprimtaria e Skënderit, do të jetë gjithnjë një rrugëtim i mirë për të gjitha gjenerata e reja.

E nga ana tjetër, kryetari i Komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se ndarja e hershme dhe e papritur nga jeta e Skënderit Idrizit ka tronditur thellë të gjithë qytetarët ferizajas.

‘Nuk e kemi lehtë të pajtohemi me humbjen e tij, sepse deri dje ishim bashkë me të, ndanim së bashku mendime dhe opinione për aktualitetin, për punën, për jetën. Skënder Idrizi ka qenë njeri me të cilin ta kishte ënda të bisedosh për të gjitha çështjet, sepse atë përherë e karakterizonte maturia, urtësia dhe mendimi i pjekur. Tashmë jemi të vetëdijshëm se kemi humbur një mik, një njeri me virtyte e cilësi të larta njerëzore e profesionale, një arsimtar veteran dhe një gazetarë objektiv’, ka thënë kryetari Svarqa.

Në emër të familjes të pranishmit i falënderoi vëllai i të ndjerit Besim Idrizi.

Kurse Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës nëpërmjet një komunikate, thotë se e ka pranuar me pikëllim dhe dhembje të madhe lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut Skender Idrizi nga Ferizaj.

‘Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, shpreh ngushëllimet me të sinqerta për këtë humbje të madhe. Kjo vdekje është një humbje e madhe për familjen, për miqtë dhe për kolegët gazetarë’.

‘KP’

COMMENTS