Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, do të firmosen 4 marrëveshje

Mbledhja e qeverive Shqipëri-Kosovë, do të firmosen 4 marrëveshje

Dy qeveritë, të Shqipërisë dhe të Kosovës do të mblidhen në Vlorë, në kuadër dhe të festave të nëntorit, ku do të firmosen katër marrëveshje. Sipas

Dy qeveritë, të Shqipërisë dhe të Kosovës do të mblidhen në Vlorë, në kuadër dhe të festave të nëntorit, ku do të firmosen katër marrëveshje.

Sipas agjendës, mbledhja e qeverisë do të nisë në orën 16.00 të së hënës së 27 nëntorit, në Shtëpinë e Falmurit, dhe në orën 17.00 do të bëhet nënshkrimi i marrëveshjeve ndërqeveritare, transmeton tch.

Rreth orës 17.30 është parashikuar një konferencë e përbashkët për shtyp e dy kryeministrave, Edi Rama dhe Ramush Haradinaj për t’u përmbyllur më pas me një darkë zyrtare.

Ndërsa më 28 nëntor në orën 12.30 do të bëhet dhe shpallja e logos zyrtare të Skënderbeut ku sërish do të mbajën fjalën e rastit të dy kryeministrat.

COMMENTS