Rrjeti i OJQ-ve AVONET sot ka realizuar një performancë duke 'mbjellë' katër therra në gropat e hapura në rrugët e qytetit të Ferizajt. Siç thuhet
Rrjeti i OJQ-ve AVONET sot ka realizuar një performancë duke ‘mbjellë’ katër therra në gropat e hapura në rrugët e qytetit të Ferizajt.
Siç thuhet në një njoftim, AVONET ka shprehur shqetësimin duke mbjellë therra në gropat për të treguar neglizhencën e institucionit komunal dhe duke prezantuar edhe gjendjen e rrugëve të qytetit të Ferizajt.
‘Siç dihet deri më tani Komuna e Ferizajt nuk ka lidhur ende kontrat me ndonjë prej kompanive për mirëmbajtjen e rrugëve dhe kjo tregon mungesë të qeverisjes efektive edhe pse në buxhetin komunal janë planifikuar 200 mijë euro’, thuhet ndër tjerash në njoftim.
COMMENTS