Mbi 31 mijë vëzhgues për 22 tetor

Mbi 31 mijë vëzhgues për 22 tetor

Dhjetë marinarë amerikanë të zhdukur
Sallova: Janë edhe 111 zona të afektuar nga minat

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka.

Në këtë mbledhje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve akreditoi grupin e radhës të vëzhguesve të Zgjedhjeve Lokale.

Nga Zyra për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim u bë e ditur se ky është Grupi V i vëzhguesve. Bëhet fjalë për 6 mijë e 548 vëzhgues të tjerë.

Deri më tani numri i vëzhguesve të akredituar nga KQZ-ja për vëzhgimin e Zgjedhjeve Lokale të 22 tetorit është: 31 mijë e 665 vëzhgues.

COMMENTS