Mbi 20 të vdekur e 100 të lënduar në Las Vegas

Mbi 20 të vdekur e 100 të lënduar në Las Vegas

Gratë e pasura të politikanëve të Kosovës
Kryetari i Prishtinës po mbahet ende nga policia italiane në Milano

Të paktën 20 persona kanë vdekur e mbi 100 tjerë janë lënduar nga sulmi i armatosur që ndodhi në një koncert që po mbahej në Las Vegas, shkruan Reuters.

Personi i armatosur ka shtënë me armë nga kati i 32-të i Hotelit Mandalay Bay, drejt njerëzve në festivalin e muzikës që po mbahej.

Policia tha se i dyshuari, i identifikuar si banor vendas, është qëlluar dhe vrarë nga oficerët.

Nga Qendrat Mjekësore raportohet se vazhdojnë të trajtojnë personat e lënduar me plagë nga arma e zjarrit, ndërkaq 14 prej tyre janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Shumë hotele pranë vendit të incidentit në Las Vegas mbeten të mbyllura.

Festivali i muzikës ishte duke u zhvilluar që nga e premtja, pranë disa hoteleve në shiritin e Las Vegasit.

COMMENTS