Mbi 150 biznese në Panairin ‘Prishtina 2017’

Mbi 150 biznese në Panairin ‘Prishtina 2017’

Policia malazeze kthen mbrapshtë kosovarët që ishin nisur te Kulla e Zhlepit (Foto)
Ndërron jetë këngëtarja Naile Hoxha (Video)

Mbi 150 biznese vendore e ndërkombëtare janë duke u prezantuar në Panairin e Përgjithshëm dhe Ndërkombëtar ‘Prishtina 2017’, i cili është duke u mbajtur në Qendrën e Panaireve në Shkabaj.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu, në një fjalë rasti ka thënë që liberalizimi është proces shumë i rëndësishëm dhe se do t’i jap një shtytje direke bizneseve, kjo pasi që mundëson lëvizjen e lirë.

Përveç kësaj Gerxhaliu pati fjalë të mira për mbi 150 biznese të cilat kanë ekspozuar produktet e tyre në këtë panair.

Ndërsa ambasadori francez, Didier Chabert, ka thënë që siguria me e lartë në vend do të ndikoj në prurjen e investitorëve të huaj.

E kryeministri Isa Mustafa dhe kryeparlamentari Kadri Veseli, nuk morën pjesë në hapjen e këtij panairi, edhe pse ishte paraparë një gjë e tillë.

COMMENTS