Mbathjet e së ardhmes, duhet t’i shihni për të besuar! (Video)

Deri sa teknologjia vazhdon të sjellë risi në sfera të ndryshme duke u munduar kështu që të lehtësojë jeten e njerëzve, kompanitë më të mëdha të mbathjeve në botë kanë shfaqur dizajnet e tyre më të reja që shumë shpejtë do të jenë në shitje.

 

Atletet me vetëdizajn nga ‘Shiftwear’

A keni menduar ndonjëherë të keni një palë atlete që mund të ndryshojnë pamjen dhe të përshtaten me të gjitha rrobat tuaja?!
Atletet e ‘Shiftwear’ mund t’a bëjnë këtë, madje ato lidhen me telefonin tuaj, dhe kështu ju mund të vendosni vetë se çfarë ngjyre, foto, video ose dizajni doni për një kohë të caktuar.
Përderisa bataria e tyre rimbushet vetë sa më shumë hapa që bëni në to, kompania ka lajmëruar lansimin e tyre në treg në fundvit.
patika1

 

‘Moonwalker’ nga ‘Moonshine’

Si do të ishte të ecje në Hënë?!
Deri sa në Tokë është problemi se ke shumë gravitet dhe smund t’a shijosh, kompania ‘Moonshine’ ka dizajnuar mbathjet ‘Moonwalker’ që do të iu japin ndjesinë e ecjes në hënë.
Madje deri në fund të 2016-tës do të dalin e çizmet me të njejtin efekt.
patika2

 

Shtresa e personalizuar nga ‘Wiivv’

Ah sikur çdo këpucë që duam të ishte e përshtatshme për këmbën tonë…
Tani është, falë kompanisë kanadezë ‘Wiivv’, e cila ka lansuar apliakcionin për çdo telefon, ku mjafton të rëalizoni një foto 3d të këmbës, t’a dërgoni në email, dhe shtresa për ecje të rehatshme që i duhet këmbës suaj iu vjen në shtëpi.
Ky revolucion vjen për arsye se çdo person ka këmbë të veçanta dhe nuk mund të ndjehet rehat në këpucët klasike që ofron tregu.
patika3

 

Atletet për vrapim nga ‘Enko’

Për çdo hap që e bëjmë humbim energji dhe i shtojmë shumë presion këmbëve tona.
Për të reduktuar këtë, ‘Enko’ pritet të lansojë atletet më të veçanta sidomos për vrapuesit.
Këto atlete do të kene një shtresë të rregulluar me spirale e cila edhe mund të hiqet kur të doni.
patika4

 

Mbathjet pa lidhëse nga ‘Powerlace’

Kompania e lidhësave ‘Powerlace’, ka dizanjuar koleksionin e ri të mbathjeve me lidhëset më të rehatshme.
Mjafton të futni këmbën në to dhe atletet do t’i përshtaten këmbës suaj pa i shtuar presion.
patika5

 

Mbathjet e menqura nga ‘Digitsole’

‘Smartshoes 001’ janë mbathjet më të reja të fjalës së fundit të teknologjisë nga kompania ‘Digitsole’.
Ato vijnë me mbushësin e tyre të baterisë, përshtatin temperaturën e trupit dhe ambientit ndërsa përmes telefonit tuaj mund të kontrolloni sa hapa keni bërë dhe gjithçka tjetër.
patika6

 

Për më shumë, shiko videon nga Freeze HD:

COMMENTS