Mbahet marshi protestues ‘Drejtësi për Astritin’

Mbahet marshi protestues ‘Drejtësi për Astritin’

Në Gjilan hapet fabrika e vajit ushqimor, punësohen 40 persona e synohet rritja
Thaçi paralajmëron se më 9 maj takohet me kancelaren Merkel

Në Prishtinë ka nisur sot marshi protestues për 1 vjetorin e vdekjes së Astrit Deharit,i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje.

Motoja e këtij marshi është ‘Drejtësi për Astrit Deharin’. Dehari ka vdekur në burgun e Prizrenit, ku po mbahej në paraburgim, me dyshimin se kishte marr pjesë në sulmin ndaj Kuvendit të Kosovës.

Gjatë kësaj proteste do t’i bëhet thirrje Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe të gjitha autoriteteve shtetërore, që të marrin urgjentisht përgjegjësitë e tyre për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit.

Për vdekjen e Deharin ishin bërë disa ekspertiza, që kishin konstatuar se kishte qenë vetëvrasje. Së shpejti pritet të bëhet edhe një super ekspertizë në shtetitn Zvicran, që pritet të dal me rezultate.

COMMENTS