Maturantë: Ja kur mbahet provimi i maturës

Maturantë: Ja kur mbahet provimi i maturës

Milaim Zeka ‘shuplakë’ politikanëve të PDK-së (Video)
Avokati Koci tregon kur ngrihet aktakuza e parë nga Gjykata Speciale

Rreth 32 mijë maturantë, 28 mijë nga ky vit dhe katër mijë të tjerë që kanë mbetur nga vitet e kaluara do t’i nënshtrohen këtë vit Provimit Shtetëror të Maturës.

Ky provim do të mbahet me 10 qershor pjesa e parë dhe 24 qershor pjesa e dytë. Këtë e ka bërë me dije për Gazetën Monitor, kryetari i Komisionit Shtetëror të Maturës, Azem Guri.

Kurse risi e këtij vit do të jetë se administruesit do të përzgjidhen nga një thirrje publike dhe do të trajnohen nga Ministria e Arsimit.

Të drejtë aplikim për të qenë administrues kanë, profesorët, shoqëria civile, studentë nga universiteti.

‘KSHM është në fazën e përgatitjes së Provimit Shtetëror të Maturës. Ne kemi zgjedhur ekspertët për përgatitjen e pyetjeve dhe tani jemi në fazën për zgjedhjen e administruesve nëpër komuna. Risi e këtij viti është se administruesit do të zgjidhen mbi bazën e një oferte mbi bazën e aplikimeve që do të bëjnë ata nëpër komuna nga kriteret që ne i kemi përcaktuar. Këta administrues do të trajnohen. Administrues do të jenë mësimdhënës, nga shoqëria civile, student, nga universitetet. Administruesit do t’i zgjedhim me ofertë ose me shpallje të interesit’, ka treguar Guri për Gazetën Monitor.

Megjithatë për administruesit janë caktuar kritere nga Ministria e Arsimit.

‘Kriteret janë caktuar. Një administrues flas mësimdhënësit duhet të jetë mësimdhënës me tri vite përvojë pune, të jenë të licencuar dhe të kenë një performancë të mirë. Shoqëria civile do të jenë kryesisht në monitorim të procesit’, tregoi Guri.

Ndryshe, për ata nxënës që nuk do kenë fatin të kalojnë testin në afatin e qershorit, do të jetë edhe shansi i dytë me 26 gusht dhe dy shtator.

COMMENTS