Matuidi: Reali i fortë, duhet të fitojmë ndeshjen e parë në shtëpi (Video)

Matuidi: Reali i fortë, duhet të fitojmë ndeshjen e parë në shtëpi (Video)

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka folur pas grumbullimit me Përfaqësuesen e Francës, por tema kryesore ishte përballja ndaj Real Madridit.

Mesfushori i Juventusit, Blaise Matuidi, ka folur pas grumbullimit me Përfaqësuesen e Francës, por tema kryesore ishte përballja ndaj Real Madridit.

Francezi është i vetëdijshëm për kapacitetet e skuadrës kundërshtare në çerekfinale dhe se ata duhet të fitojnë ndeshjen e parë si vendas.

‘Është kundërshtari më i vështirë, janë kampion aktual i Evropës. Do të jenë dy ndeshje të mëdha’.

‘Ndeshja e parë do të jetë në shtëpi dhe duhet të kërkojmë fitore, kemi cilësitë për ta bërë’.

‘Në Juve punohet shumë, fizikisht ndihem më i fortë’, ka thënë Matuidi për Canal Plus.

Përballja e parë është me 3 prilli, ndërsa e dytë në Bernabeu më 11 prill.

Vlen të theksohet se në ndeshjen e parë pritet të mungojnë dyshja mbrojtëse Giorgio Chiellini dhe Medhi Benatia.

COMMENTS