Së paku 2 persona kanë vdekur dhe shumë dëme materiale janë shkaktuar nga uragani i shkallës së katërt 'Matthew' i cili ka goditur Haitin. Uragani
Së paku 2 persona kanë vdekur dhe shumë dëme materiale janë shkaktuar nga uragani i shkallës së katërt ‘Matthew’ i cili ka goditur Haitin.
Uragani që ndodhi dje ka lenë të shkëputur pjesën jugore të Haitit pasi që ka shkatërruar urën e cila lidhte këtë pjesë me kryeqytetin Port-au-Prince.
Një qytet i 70,000 banorëve është përmbytur tërësisht ku shumë njerëz janë raportuar të zhdukur.
Stuhia më e fuqishme e dekadës së fundit në Karaibe ka goditur Haitin, duke sjell erëra të forta, shi dhe stuhi të rrezikshme.
Fotografi të ndryshme tregojnë pamje të shtëpive të rrënuara e të rrugëve të mbushura me ujë deri në 1 metër thellësi.
Shumë njerëz po kërkojnë ndihmë por është e pamundur t’u ndihmohet sepse është shumë vonë për ta të evakuohen.
Haiti po përballej me një varfëri të skajshme që nga tërmeti i vitit 2010, ku 10,000 njerëz ishin duke jetuar nëpër strehimore.
Sipas Unicef-it më shumë se 4 milionë fëmijë janë të rrezikuar nga sëmundje që përhapen nga uji.
Mattheë tani ka kaluar në pjesën veri-lindore të bregdetit të Kubës dhe po drejtohet kah Florida.
Autoritetet paralajmërojnë se numri i të vdekurve mund të rritet.
COMMENTS