Matoshi i fton ekspertët e së drejtës ndërkombëtare të përfshihen në debat për çështjen e Surinamit

Matoshi i fton ekspertët e së drejtës ndërkombëtare të përfshihen në debat për çështjen e Surinamit

Shefi i zyrës së informimit në Qeverinë e Kosovës, Halil Matoshi, thotë se nëse Surinami e ka tërhequr njohjen e Republikës së Kosovës, në këtë çështje duhet të përfshihen edhe ekspertët e së drejtës ndërkombëtare. Matoshi sqaron se e drejta ndërkombëtare nuk e njeh konceptin e çnjohjes së një shteti që e ka njohur më përpara, por, në rast se ka ndodhur tërheqja e njohjes ai e konsideron si skandal ndërkombëtar.

Gjatë ditës së djeshme mediat serbe kanë prezantuar një dokument në të cilin shkruan se Surinami ka hequr dorë nga njohja e Republikës së Kosovës, por deri më tash Kosova zyrtarisht nuk ka pranuar asnjë dokument ku sqarohet pozicioni real i këtij shteti karshi Republikës.

‘Nëse vërtet kjo shkresë asht origjinale, kjo paraqet skandal ndërkombëtar!

Sepse një shtet i cili me notë zyrtare e kanë njoftë shtetin Sovran ‘Republic of Kosovo’ tashti ia ‘ndërrojnë emnin’ në ‘Kosovo and Metohija’ simas versionit të Serbisë së kohës së fashizmit millosheviqian’, shkruan Matoshi në FB.

Ky është statusi i tij i plotë:

Surinami!?

Rreth nji letre ‘melodramatike’ qe po qarkullon ne mediat e Beogradit se Surinami e ka revoku njohjen për Republikën e Kosovës, e për çka ministria e jashtme dhe misioni diplomatik kosovar në Neë York City nuk kanë marrë asnji shkresë zyrtare nga Qeveria e këtij shteti

1. E Drejta Ndërkombëtare nuk e njeh konceptin e ç’njojhjes së nji shteti qe e ka njoftë ma përpara, por njeh ngrimje ose revokimin të marrdhanieve diplomatike, porse Kosova dhe Surinami nuk kishin vendosur ende mardhanie diplomatike ndërmjet veti, qe të ndodhte shkëputja e ktyne mardhanievet;

2. Nuk ekziston shteti i quajtur “Kosovo and Metohija” qe figuron ne notën kinse të Surinamit për Serbinë – e të cilen e prezantoi Ivica Daçiq – ngase në mardhaniet ndërkombëtare njihet nominalisht shteti sovran dhe i pavarun “Republic of Kosovo” – për ato shtete që e kanë njoftë tashma dhe Kosovo* (sipas denominimit – me fusnota e famshme – për shtetet që nuk e kanë njoftë);

Nëse vëtet kjo shkresë asht origjinale, kjo paraqet skandal ndërkombëtar!

Sepse një shtet i cili me notë zyrtare e kanë njoftë shtetin Sovran ‘Republic of Kosovo’ tashti ia ‘ndërrojnë emnin’ në ‘Kosovo and Metohija’ – simas versionit të Serbisë së kohës së fashizmit millosheviqian;

3. Konsideroj që revokimin e njohjes, si diskrecion i shtetit dhe/ose ngrimjes së mardhanieve diplomatike ndërmjet dy shteteve nuk mundet me e shpall nji ‘Mision’ i shtetit ne OKB, porse me notë verbale këtë duhej ta bënte Qeveria e ligjshme e nji shteti dhe me vendimin ta njoftonte ‘Misionin’ respektabil;

P.S.

Ftoj ekspertat e te Drejtës Ndërkombtare me u përfshi në debat…

COMMENTS