Mark Gjonaj, merr një mbështetje të fuqishme nga Unioni i Punëtorëve – Sindikatës 32BJ (Foto)

SEIU lokale dhe Unioni 32BJ me krenari i pranon këta kandidatë për rizgjedhje dhe do të punojë me ta për të siguruar që ata të vazhdojnë të bëjnë New York City dhe New York State një shtëpi të mirë për familjet e punëtorve.

NEW YORK CITY : Asambleisti Demokrat i shtetit të New Yorkut, zoti Mark Gjonaj – i cili ka shpallur ambicjen e tij për të zënë një vend në Këshillin Bashkiak të Qytetit të New Yorkut, në zgjedhjet e ardhshme në 7 Nëntor 2017, është në garë si një kandidat potencial nga partia Demokratike, për të fituar garën brenda partiake zgjedhjet e së cilës mbahen javën e parë të shtatorit.

Lajmet me të fundit nga fushata e Gjonajt në garën fillimore – atë brenda partisë Demokrate, bëjnë të ditur se ai ka marrë javën e kaluar edhe mbështetjen e njërës prej Uninoneve më të fuqishme në qytetin e New Yorkut – 32BJ SEIU.

Udhëheqsit e Unionit të Sindikatave 32BJ SEIU, kanë bërë një dekleratë të përbashkët, ku ata tregojnë përkrahjen e tyre për kandidatët në zgjedhjet e ardheshme në Shtetin dhe qytetin e New Yorkut, garën për në Senatin , Assembly – Kuvnedin e shtetit, dhe Bashkinë e qytetit të Nju Jorkut, ku midis emrave të kandidatëve të përzgjedhur prej tyre për mbeshtetje është edhe kandidati Mark Gjonaj.

Anëtarët Drejtues të Unionit -32BJ njoftuan sot miratimet e tyre për kandidatët në garat e ardhshme të Këshillit Bashkiak dhe Shtetit të New Yorkut.

Anëtarët Drejtues të Unionit -32BJ thonë se janë të përqendruar në zgjedhjen e kandidatëve simbas zonave elektorale të qytetit dhe shteteve këtë vit për të luftuar kundër politikave të cilat janë kundër punëtorëve dhe anti-emigrantëve të Administratës Trump dhe republikanëve në Kongres.

“Është më e rëndësishme se kurrë që të ketë udhëheqës lokalë të cilët do të qëndrojnë në “këmbë”, për të ndihmuar e perkrahur njerëzit që punojnë. Qyteti ynë dhe shteti ynë duhet të përqendrohen në mbrojtjen e më të rrezikuarve mes nesh “, tha Presidenti i 32BJ Hector Figueroa.

Duke shtuar se :”Këta kandidatë kanë një histori të qëndrimit për njerëzit që punojnë, për të drejtat e imigrantëve, edukimin e mirë publik, strehimin e përballueshëm, drejtësin penale, reformat policore dhe çështje të tjera që janë të rëndësishme për anëtarët tanë dhe familjet e tyre. Kjo është arsyeja pse anëtarët tanë vendosën t’i miratojnë mbështetjen e tyre për kandidatët e më poshtëm “.

SEIU lokale dhe Unioni 32BJ me krenari i pranon këta kandidatë për rizgjedhje dhe do të punojë me ta për të siguruar që ata të vazhdojnë të bëjnë New York City dhe New York State një shtëpi të mirë për familjet e punëtorve.

Në dekleratën e tyre 32BJ SEIU, theksonë më tej, se ky Union i Sindikatave të puntorëve, është bashkimi më i madh i shërbimit të punonjësve në vend, i cili ka bërë përkrahje në të gjitha garat primare dhe ato zgjedhore , duke përkrahuar vazhdimisht Partinë Demokratike për Senatin Shtetëror dhe Asamblenë e Shtetit, e Bashkinë e Qytetit.

Të gjithë përkrahësit miratuan unanimisht dhe pa mëdyshje, thuhet në dekleratën e tyre, duke përfshirë edhe Anëtarin e Kuvendit Mark Gjonaj, i cili tashmë brenda partisë së tij konkuronë për në Këshillin e Bashkisë së qytetit të New Yorkut, Zona elektorale 13-të, e qytetit të Bronxit.

Mark Gjonaj – theksonë deklerata ka marrë dy herë mbështetjen e Unionit të Sindikatave SEIU32BJ , dhe të dy heret i ka fituar ashtu si më parë në sfidën e tij të suksesshme ndaj Naomi Rivera.

Në garat e tjera në zonat elektorale Kandidatët e partisë Demokrate nga New York City, që do të mbështeten nga Unioni i Sindikatave SEIU32BJ janë :
District 2 – Manhattan: Carlina Rivera
District 4 – Manhattan: Keith Powers
District 8 – Manhattan: Diana Ayala
District 12 – Bronx: Andy King
District 13 – Bronx: Mark Gjonaj
District 23 – Queens: Barry Grodenchik
District 41 -Brooklyn : Alicka Samuel
District 43 – Brooklyn: Justin Brannan
District 44 – Brooklyn: David Greenfield

“Ne do të mobilizojmë anëtarët tanë dhe do të përqendrojmë burimet tona këtë sezon parësor në marrjen e Senatit të Shtetit të New Yorkut për Demokratët”, tha Héctor Figueroa, president i 32BJ SEIU.

Mbasi sipas tij :”Një shumicë e fortë demokratike në Senat, e kombinuar me një Asamble të udhëhequr nga Demokratët, do të thotë që ne mund të kalojmë disa ligje në legjislacionin e NYS, si :” ACT DREAM”, e cila merret me reformat e financimit të fushatës dhe një pagë minimale jo më pak se 16 dollarë në orë, paga javore të jetë më të lartë, e cila do të përmirësojë në mënyrë konkrete jetën e familjeve të punëtorve njujorkez”.

Sindikata, simbas tij, ka në plan të zhvillojë një edukim të gjërë të votuesve dhe një operacion të gjerë në terren, me votuesit për të marrë votën e tyre në garat kryesore. 32BJ do të jetë e angazhuar vazhdimisht gjatë kësaj fushate me telefonata, duke dërguar postime, duke shfrytëzuar rrjetet sociale Facebook dhe Twitter, dhe duke shpërndarë fletëpalosje, kudo në subway e qendrat institucionale , vendet e punës për të ndihmuar në edukimin e komuniteteve në këto gara të rëndësishme.

Zoti Héctor Figueroa, President i Unionit të puntorëve 32BJ – Fondi Amerikan Dream, dhe Komiteti Politik i Veprimit – 32BJ, thotë në dekleratën për shtyp që publikohet në faqen zyrtare të interrnetit të fushatës së Demokratve se: “Unioni 32BJ, aplenon tek punëtorët e saj për:”Mbështetje të Mark Gjonaj për në Këshillin Bashkiak të Qytetit të New Yorkut”, duke shtuar se Mark Gjonaj, sipas tyre do të jetë një zë i fuqishëm për anëtarët e Unionit (sindikatës) 32BJ dhe për të gjithë njujorkezët , duke punuar në Këshillin e Bashkisë së Qytetit të New Yorkut.”

Kandidati Mark Gjonaj ka deklaruar mbas mbështetjes së marrë nga 32Bj SEIU, se :” Unë jam i nderuar që anëtarët udhëheqës e 32BJ SEIU kanë vendosur të mbështesin kandidaturën time për garën e Këshillit të NYC. Kjo është mbështetja e një komuniteti që gjithmonë ka shikuar për përmirësimin e të tjerëve, çka do të thotë shumë për mua. Unë pres që të punoj së bashku me ta në luftën për të siguruar një cilësi më të mirë të jetës për të gjithë njujorkezët. 32BJ SEIU është një nga sindikatat më të mëdha në vend me 163.000 anëtarë në njëmbëdhjetë shtete” shkruan në llogarinë e tij në Facebook zoti Mark Gjonaj.

Në komunikatë thuhet se Unioni i punëtorëve 32BJ përfaqëson mbi 163 mijë punëtorët të sektorit të shërbimit publik dhe të kompanive të ndërtimit në Nju Jork. Dhe, se bashkimi i këtyre sindikatave është mbipopulluar dekadat e fundit , kryesisht me punëtorët që kan ardhur nga vendet e Evropës Lindore, përkatësisht prej atyre puntorëve të ardhur vende si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe Mali i Zi.

Sipas gazetes njujorkeze “New York Post ”, Mark Gjonaj konkuron në qytetin e Bronxit, dhe si ai, është një nga kandidatët kryesorë që votuesit e tij të cilët shpresojnë se ai do të kenë sukses në këtë garë të “fortë” brenda partisë Demokrate, me rivalen e tij ish shefen e Jimi Vacca./BS/

COMMENTS