Maradona do ta ketë rolin e ambasadorit të FIFA-s

Selektori Albert Bunjaku mysafir special në finalen e Ligës së Evropës
Cilin klub evropian e ndjek Obama në Twitter (Foto/Video)

Legjenda e futbollit nga Argjentina, Diego Maradona, do e marr rolin e ambasadorit të FIFA-s, raporton Reuters njoftimin e organizatës botërore të futbollit të dërguar mediave të premtën.

Me këtë shpallje, futbollisti i njohur do të ketë rol të rëndësishëm në aktivitetet e FIFA-s për të ‘promovuar këtë lloj të sportit në tërë globin’.

56 vjeçari, Maradona do të jetë i përfshirë në ‘zhvillimin e projekteve relevante’, njofton FIFA.

Një ditë më parë Maradona e konfirmoj vet këtë rol në organizatën botërore të futbollit të cilën e cilësojë si ‘të pastër dhe transparente’, nën udhëheqjen e presidentit të ri, Gianni Infantino.

Maradona e ka kundërshtuar presidentin e mëparshëm të FIFA-s, Sepp Blatter.

COMMENTS