Maqedonia i tregoi botës ‘recetën’ e diskriminimit ndaj shqiptarëve (Foto & Video)

Maqedonia i tregoi botës ‘recetën’ e diskriminimit ndaj shqiptarëve (Foto & Video)

Roma kontakton Sousan, pritet largimi i Spallettit
Fabregas shënon gol në paraqitjen e tij të 300-të Ligën Premier (Video)

Në Shkup dje u luajt loja e Superkupës së Evropës në mes Real Madridit dhe Manchester United e cila përfundoi me fitoren e madrilenëve me rezultat 2-1 ku shënuan Casemiro dhe Isco. Për anglezët shënoi përforcimi më i ri i tyre, Romelu Lukaku. Kjo ishte ndeshje që Shkupin e mbajti në syrin e botës për 90 minuta.

Telegrafi Maqedoni ishte në stadium ku ka ndjekur për së afërmi ngjarjet të cilat ishin të shumta, përveç lojës 90 minutëshe.

Festa para lojës e organizuar nga shteti i Maqedonisë dhe i ndihmuar nga UEFA lë për të dëshiruar. Në këtë festë nuk pati asnjë element të kulturës shqiptare, edhe pse shqiptarët në këtë vend janë popull shtetformues.

Vallet maqedonase, veshjet kulturore dhe të vjetra të popullit maqedonas në vend, flamuri shtetëror verdhë e kuq dhe muzika tradicionale maqedonase mbrëmë u prezentuan para 30 mijë tifozëve në stadiumin Telekom Arena në Shkup. Gjithashtu dhe nëpërmjet ekraneve ky realitet i fshehur i organizatorëve u prezentua para më shumë se 1 miliardë shikuesve nga e gjithë bota.

Edhe pse shqiptarët janë popull shtet formues, një realitet i tillë u injorua nga organizatorët e kësaj ndeshje të madhe. Kjo është kritikuar keq brenda stadiumit por edhe nëpër mediume gjatë dhe pas lojës.

I vetmi element shqiptar në stadium ishte shqiponjë dykrerëshe që zbukuronte stemën e Real Madridit. Për këtë detaj nuk u kujdesën organizatorët por tifozët e tifogrupit madrilen shqiptar ‘Real Madrid Club Albania’ që ishin më të zëshmit në terren.

Përderisa në mikrofon organizatorët paralajmëronin që mos të shfaqet racizëm në stadium ndal lojtarëve, stafit teknik, tifozëve të ekipëve kundërshtare dhe personave zyrtarë, të njejtën gjë e bënë organizatorët ndaj shqiptarëve. Në stadium pat fshehje të një kulture të tërë, të vjetër me shekuj.

COMMENTS