Mancini zyrtarisht largohet nga Zeniti

Mancini zyrtarisht largohet nga Zeniti

Roberto Mancini zyrtarisht ka përfunduar kontratën e tij me Zenitin, për të krijuar mundësinë që të nënshkruajë për Italinë.

Vendimi u njoftua zyrtarisht mëngjesin e së dielës.

‘Zeniti dhe Roberto Mancini janë pajtuar për t’i dhënë fund kontratës së trajnerit. Kontrata do të mbyllet me pajtim të dyanshëm, pa kompensime. Kontrata e Mancinit me Zenitin përfundon më 14 maj 2018’, ka thënë klubi duke i uruar sukses trajnerit italian.

Mancini pritet të nënshkruajë kontratë dyvjeçare me Italinë, me opsionin për dy vjet të tjera.

COMMENTS