Manchester City gati ta thyej rekordin e transferimit të Pogbas, bën çmendurinë për Donnarumman

Manchester City gati ta thyej rekordin e transferimit të Pogbas, bën çmendurinë për Donnarumman

Ekstradimi i Ballist Morinës në Serbi, reagon më në fund FSHF-ja
Munishi dhe gjyqtari Gashi zbulojnë të vërtetën e video-skandalit (Video)

Manchester City është gati të bëjë çmenduri për të arritur tek Gianluigi Donnarumma.

Sipas asaj që publikohet te Sky Italia, portieri 18-vjeçar i Milanit është në krye të listës së dëshirës së trajnerit Pep Guardiola dhe klubi anglez po mendon t’i ofrojë klubit kuqezi deri në 130 milionë funte për të siguruar kartonin e futbollistit.

Nëse ky transferim do të realizohet atëherë, Donnarumma do të bëhet blerja më e shtrenjtë në historinë e futbollit duke thyer rekordin e 89 mln paundëve që Manchester United pagoi për Paul Pogba.

Gianluigi Donnarumma ka një kontratë me Milanin deri në vitin 2018, por te kuqezinjtë ende nuk po flitet për rinovimin e saj.

Kjo edhe për faktin se kuqezinjtë po hasin probleme me kalimin e pronësisë te sipërmarrësit kineze me këta të fundit që janë kritikuar ashpër nga agjenti i Donnarumas, Mino Raiola.

‘Nuk e di kush janë blerësit e Milanit, por këta investitorë nuk po japin një imazh pozitiv’, është mësuar të ketë thënë Raiola.

‘Shpresoj që ata të vijnë e të bëjnë gjëra të rëndësishme me Milanin, edhe pse nuk besoj shumë se kjo do të ndodhë’.

COMMENTS