Man Unitedi është gati ta shes Pogban (Foto)

Man Unitedi është gati ta shes Pogban (Foto)

Juventus synon transferimin e Cavanit
Shqiponja Bytyqi suspendohet përjetësisht

Skuadra e madhe angleze, Manchester United po përgatitet ta shes gjatë verës transferimin rekord të klubit, mesfushorin Paul Pogba.

Mesfushori francez u transferua gjatë verës së vitit 2016 nga Juventusi për një shifër totale rreth 125 milionë euro.

Por, Pogba ka dështuar t’i plotësoj pritshmëritë e tij dhe nga një idhull mendohet se është kthyer në një të padëshiruar te Unitedi.

Sipas mediumit të njohur britanik The Independent, drejtuesit e Djajve të Kuq janë përgatitur ta shesin Pogban gjatë verës.

Drejtuesit e klubit anglez mendohet se do t’i qëndrojnë mbrapa trajneri Jose Mourinho në çfarëdo lloj vendimi.

Mourinho do të përkrahet totalisht nga drejtuesit në afatin kalimtar të transferimeve, si në afrimin e lojtarëve ashtu edhe largimin e disa prej tyre.

Nën kryetari i klubit, Ed Woodward ka shprehur vullnet ta lerë të lirë portugezin në vendimet e tij në skuadër dhe njëri nga ta mund të jetë largimi i Pogbas.

Këto hipoteza vijnë pasi kohëve të fundit mesfushori francez shpeshherë ka qenë në bankën rezervë, teksa kur ka qenë titullar është zëvendësuar.

COMMENTS