Maltë, Pesë viktima nga rrëzimi i aeroplanit (Video)

Maltë, Pesë viktima nga rrëzimi i aeroplanit (Video)

Liderët botërorë e urojnë presidentin Thaçi për Ditën e Pavarësisë
Bie nga ndërtesa një punëtor, lëndohet rëndë

Pesë persona kanë humbur jetën pasi një aeroplan i lehtë u rrëzua në aeroportin ndërkombëtar të Maltës. E përditshmja ‘Times of Malta’ shkruan se një aeroplan i tipit Metroliner u rrëzua pak çaste pasi u ngrit në ajër nga aeroporti i Maltës me destinimin drejt Misratës në Libi

Dëshmitarët thonë se panë ‘aeroplanin tek ngritej përpara se papritmas të kthehej nga ana e djathtë dhe të ‘të drejtohej poshtë drejt tokës’ dhe duke u përfshirë nga flakët, njoftojnë agjencitë ndërkombëtare të lajmeve

Nuk ka njoftime për të mbijetuar, njofton Reuters.

E përditshmja ‘Times of Malta’ njoftoi se pjesë të djegura të avionit ranë në rrugë në një perimetër në afërsi të aeroportit dhe zjarrfikësit në vendngjarje e spërkatën atë me shkumë.

Të gjitha fluturimet nga aeroporti kryesor i Maltës janë anuluar.

COMMENTS