Mali i Zi nga sot edhe zyrtarisht pjesë e NATO-s

Kështu do të duket shetitorja në zemër të Gjilanit (Video)
I dërguari amerikan: Ukraina e bllokuar në ‘luftë të nxehtë’

Mali i Zi do të bëhet edhe zyrtarisht anëtari i 29-të i NATO-s, në një ceremoni në Uashington gjatë ditës së sotme.

Ky vend i vogël ballkanik i bashkohet aleancës veriatlantike e cila u krijua për të luftuar agresionin sovjetik dhe tani po bën përpjekje për të ndaluar rusët në rritjen e ndikimit të tyre në Evropën Lindore.

Kryeministri Dushko Markoviq do të jetë pjesë e ceremonisë së pranim- dorëzimit në Shtetet e Bashkuara.

Flamuri i Malit të Zi do të valvitet në selinë e NATO-s në Bruksel për herë të parë më 7 qershor.

Sekreti i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg do të jetë pjesë e ceremonisë në Uashington për të mirëpritur anëtarin më të ri të aleancës.

COMMENTS