Mali i Zi gjobit shtetasit e Shqipërisë, flamurin kombëtar e cilëson provokim

Mali i Zi gjobit shtetasit e Shqipërisë, flamurin kombëtar e cilëson provokim

Nesër pritet të diskutohen rezolutat për Kosovën e Serbinë në PE
Komuna e Prishtinës bëhet me ashensor dhe platformë lëvizëse

230 euro u ka kushtuar fakti që në automjetin e tyre kishin të vendosur flamurin kombëtar. Katër tifozë shqiptarë, të cilët po ktheheshin nga Franca, policia i ka ndaluar dhe më pas detyruar që ta heqin flamurin. Pasi kanë paguar gjobën që u vendosi gjykata, ata janë lënë të lirë.

Ngjarja e pazakontë ka ndodhur në qytetin bregdetar të Budvas.

Sipas të përditshmes ‘Vijesti’, ka qenë ky vendimi i gjykatësit për vepra penale i cili e ka cilësuar si provokim ndaj turistëve flamurin e Shqipërisë në automjetin e tyre.

Dëshmitarët okularë janë shprehur se në automjetin e tyre tip Golf, në pjesën e përparme të mjetit dhe në pjesën e bagazhit ka qenë i stampuar flamuri i Shqipërisë. Dhe se gjatë kalimit nëpër Budva ata kanë kënduar dhe kanë shkaktuar zhurmë.

Lajmi është publikuar nga e përditshmja malazeze ‘Vijesti’ sot, ditën kur kryetari i Parlamentit të Malit të Zi, Darko Pajoviq po viziton Tiranën.

COMMENTS