Makarona në furrë me brokoli dhe proshutë

Sallatë e frutave me jogurt
Pizza n’skarë

Është pothuajse një pastiço që për shkak të proshutës dhe brokolit merr shije krejt tjetër.

Përbërësit për një tavë mesatare:

Rreth 300 gr. makarona të vogla

Proshutë në kubikë

Brokoli të prera në copa të vogla

Djathë parmixhan të grirë

Salcë beshamel (të përgatitur me gjalp, miell dhe qumësht)

Kripë, piper

Vaj ulliri

Përgatitja:

Zieni përgjysmë makaronat. Kullojini dhe hidhini në tavën që do të përdorni për të pjekur. Shtoni pak vaj ulliri dhe përziejini mirë. Shtoni brokolit dhe proshutën, djathin e grirë, beshamelën dhe futeni në furrë për rreth 25 minuta.

COMMENTS