Relaksohuni dhe mos i numëroni kaloritë. Thjeshtë shijojeni këtë vakt të jashtëzakonshëm.
Përbërësit:
500 gr makarona
200 ml ajkë për gatim
150 gr djath gauda
80 gr djath gorgonzola
80 gr djath brie
50 gr djath parmezan
Udhëzimet:
Makaronat ziejini sipas udhëzimeve në paketim dhe kullojini.
Djathin shkrijeni në ajkën për gatim dhe bëjini të gjitha bashkë me makaronat e ziera.
Masën më pas shtrojeni në tepsinë e lyer me vaj dhe futeni në furrën e parangrphur në 200 gradë për 30 minuta.
COMMENTS