Makarona flutur me thjerrëza dhe proshutë

Suxhuk në skarë, të zier në birrë (video)
Si ta përgatisni virshllen perfekte?

Përbërësit:

100 gr. thjerrëza të mëdha
200 gr. makarona flutur
2-3 feta proshutë
5-6 degë sherebelë
gjysmë qepe
pak gjalpë
2 lugë vaj ulliri
kripë, piper

Përgatitja:

Ziejmë së pari thjerrëzat dhe i lëmë gati pasi t’i kemi shpërlarë. Në një tigan me vaj dhe gjalpë skuqim qepën e prerë në feta shumë të holla bashkë me proshutën dhe sherebelën.

Pas 10 minutash shtojmë në tigan dhe thjerrëzat dhe makaronat pasi të kenë zier. Trazojmë dhe i servirim ose në fomrë sallate, pra të ftohta, ose të ngrohta.

COMMENTS