Makarona flutur me hudhër, vaj dhe peshk tuna

Makarona flutur me hudhër, vaj dhe peshk tuna

Supë me karota
Pica Calzone klasike!

Përbërësit:

2 thelpinj hudhër
5 lugë vaj ulliri
250 gr. makarona flutur
160 gr. tuna e konservuar
2 speca të kuq
disa gjethe borzilok

Përgatitja:

Ngroh vajin dhe shto në të dy thelpinjtë e hudhrës: njërin të paqëruar dhe tjetrin të qëruar dhe të prerë përgjysmë.

Pastaj hidh edhe dy specat djegës dhe skuqi për pak sekonda.

Më pas bashko me vajin, tunën dhe pastaj makaronat flutur, të cilat më parë t’i kesh zier në ujë të vluar dhe kripë.

Përzieji të gjitha bashkë në tigan me dy pirunë dhe pasi të jenë gati, spërkati me borzilok të freskët, të grirë hollë.

Hidhi në pjatë dhe shërbeji të nxehta.

COMMENTS