Majlinda Kelmendi e fiton meçin e parë vetëm për 25 sekonda (Video)

Short me fat për Skënderbeun në Ligën e Evropës
Një drekë në restorantin nënujor (Video)

Majlinda Kelmendi e ka kaluar me sukses sfidën e parë në Lojërat Olimpike në Rio.

Xhudistja jonë e mposhti zviceranen, Evelyne Tschopp, pas vetëm 25 sekondash, duke realizuar fitoren e saj të parë në karrierë në Olimpiadë.

Lufta e parë ka qenë shumë e rëndësishme për t’u kaluar me një lehtësi të tillë, pasi presioni ishte i madh, duke pasur parasysh se në Olimpiadën e Londrës pësoi humbje qysh në meçin e parë.

Në çerekfinale Majlinda do të ballafaqohet pikërisht me garuesen nga Mauritiusi, Christianne Legentil, e cila e kishte mposhtur katër vite më parë në Olimpiadën e Londrës.

COMMENTS