Majlinda Kelmendi: Ky çmim është ‘Everesti’ për mua (Foto)

Majlinda Kelmendi: Ky çmim është ‘Everesti’ për mua (Foto)

Liverpooli mposht Leicesterin, fiton trofeun e Azisë (Video)
A do të eliminohet Real Madrid nga Liga e Kampionëve

‘Ky çmim sot është ‘Everesti’ për mua’, u shpreh Majlinda pasi fitoi çmimin prestigjioz ‘Xhudistja më e mirë e sotme’ (Best Female Judoka Today) nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Kampionia olimpike, Majlinda Kelmendi, është nderuar me çmimin më të madh në karrierë të dielën në mbrëmje në Budapest të Hungarisë, para Kampionatit Botëror në Xhudo.

Në fjalimin e saj, Kelmendi ka falënderuar kryetarin e Federatës Ndërkombëtare të Xhudos, Marius Vizer, për të cilin ka thënë se është mbështetja e tij që i ka mundësuar suksese xhudos kosovare.

‘Nder i madh që të jem këtu. Kam disa fjalë të them. Shpresoj të mos ju pengoj. Fillimisht dua të uroj presidentin për mandatin e ri. Faleminderit që e keni mbështetur Kosovën. Ju jeni arsyeja që Kosova është pranuar në Komitetin Olimpik. Falë jush më është mundësuar të përfaqësoj Kosovën në Rio. Falë jush Kosova e ka medaljen olimpike. Faleminderit nga zemra’, ka thënë ajo.

‘Falënderim special për njeriun që më ka rritur dhe më ka bërë kampion, trajneri Driton. Vëllezërit Syla dhe Agroni. Të gjithë e njihni storien time. E kam nisur karrierën në Kosovë. Kam fituar gjithçka. Por ky çmim sot është ‘Everesti’. Nuk mund të kërkoj për më shumë’, ka shtuar ajo.

COMMENTS