Majlinda e Artë

Majlinda e Artë

Zbulohen emrat e futbollistëve që mund ta fitojnë ‘Topin e Artë 2017’, Messi nuk është askund (Foto)
Short me fat për Skënderbeun në Ligën e Evropës

“Shqiptarët kanë në përgjithësi prirje për sport dhe nuk është investim i keq. Kjo do të thotë se nuk është investim i kotë nëse investohet në sport. Unë jam dëshmia më e mirë që rinia në Kosovë është e shëndoshë dhe se mund të arrijë në majat botërore”, ka theksuar Majlinda Kelmendi , raporotn Gazeta Kosova Sot

“Po shpresoj shumë se do të kthehemi me sukses edhe nga Lojërat Olimpike në Rio. Shpresoj që sporti në Kosovë të përkrahet shumë më shumë, sepse po e dëshmojnë sportistët që janë ambasadorët më të mirë të shtetit, edhe që sporti nuk është luks, siç po e konsiderojnë disa njerëz. Duhet të përkrahet sporti në Kosovë, sepse të rinjtë e Kosovës kanë perspektivë dhe munden të arrijnë shumë lart. Nuk thuhet kot që sporti është ambasadori më i mirë. Shqiptarët kanë në përgjithësi prirje për sport dhe nuk është investim i keq. Kjo do të thotë se nuk është investim i kotë nëse investohet në sport. Unë jam dëshmia më e mirë, që rinia në Kosovë është e shëndoshë dhe se mund të arrijë në majat botërore”. Këto kanë qenë fjalët e Majlinda Kelmendit pas pranimit të shpërblimit shtetëror që i takoi me rastin e shpalljes kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë. Këtë vit, shpërblimin e ndau për herë të parë kryeministri Isa Mustafa

COMMENTS