Magjia e Hënës së Ftohtë! (Foto)

Magjia e Hënës së Ftohtë! (Foto)

Festivali Fuji Shibazakura, magneti japonez për turistët (Video)
Qyteti ku të gjithë jetojnë nën një kulm (Video)

Pamje mbresëlënëse janë kapur nga qiejt e shndritshëm të natës në të gjithë botën, duke treguar një nga tre superhënat që do të ndodhin këtë dimër, dhe i vetmi për këtë vit.

Nasa bëri të ditur shikimin e pabesueshëm hënor, të parin e ‘triologjisë së superhënave’ në dy muajt e ardhshëm. Dy të tjerët do të ndodhin më 1 dhe 31 janar.

Natën e kaluar ‘Hëna e Plotë e Ftohtë’ ka shkëlqyer në të gjithë botën, nga Londra në Uashington.
Hëna e Ftohtë shfaqet 14 për qind më e madhe dhe 30 për qind më e shndritshme se zakonisht në të gjithë planetin.

‘Superhënat janë një mundësi e mirë për njerëzit që të shohin hënën, jo njëherë, po sa herë tu jepet mundësia’, thotë shkencëtari i Nasa’s Goddard Space Flight Center, Noah Petro.
Astronomi Tom Kerss tha se momenti i saktë i hënës së plotë, kur hëna ndodhet përballë diellit në qiell ndodhi më 3.47 PM, në Mbretërinë e Bashkuar. ‘Këtë vit Hëna e Ftohtë është shumë më afër se mesatarja e hënave të plota këtë vit, aq afër sa të quhet një superhënë, sipas përcaktimit të gjerë të pranuar’, ka thënë Kerss.

COMMENTS