Madonna ‘sulmon’ producentët e filmit të saj biografik

David ‘topless’, Victoria Beckham në bikini marrin poza pran një veture (Foto)
Ja kujt ia dedikoi Dani këngën ‘Tradhtare’ (Video)

Studio e filmit ‘Universal’ ditën e hënë kishte fituar të drejtën për ta transmetuar filmin biografik të Madonna, por ndaj tij ka reaguar vet këngëtarja.

Mbretëresha e muzikës pop Madonna, ka pasur një konflikt me studion e filmit ‘Universal’ për shkak të filmit biografik rreth karrierës së këngëtares të cilin ata duan t’ia kushtojnë.

Si duket këngëtares nuk i ka pëlqyer aspak një gjë e tillë, madje edhe e ka kundërshtuar filmin ‘Blonde Ambition’, duke thënë se vetëm ajo mund të flas për karrierën e saj.

‘Universal’ ditën e hënë kishte fituar të drejtën për ta transmetuar filmin biografik, por ndaj tij ka reaguar vet këngëtarja në rrjetin social Instagram, duke shkruar:

‘Askush nuk di çfarë di unë dhe çfarë unë kam parë. Vetëm unë mund ta tregoj historinë time. Të gjithë të tjerët që përpiqen janë sharlatanë dhe budallenj që kërkojnë mirënjohje pa e bërë punën. Kjo është një sëmundje në shoqërinë tonë’, është deklaruar ajo.

Producenti i filmit të suksesshëm ‘Fifty Shades of Grey’, është thënë që do të përkujdeset për filmin, por një gjë të tillë mund ta ndaloj këngëtarja nëse vendos që ta ndalojë përdorimin e këngëve të saj në këtë film.

COMMENTS