Luzerni dyshon se Kryeziu po gënjen me lëndimin

Luzerni dyshon se Kryeziu po gënjen me lëndimin

Mesfushori i Përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu, pritet që në fund të këtij edicioni të largohet nga skuadra e Luzernit, si futbollist i lirë, transmeton Koha Ditore.

E përditshmja zvicerane ‘Blick’ ka shkruar të mërkurën se Kryeziu është i vendosur për t’u larguar nga Luzerni në verë, por këtë po e bën ‘me taktikë’.

Në kontratën që i skadon në verë me Luzernin, ai ka një klauzolë që nënkupton se kontrata rinovohet automatikisht nëse arrihet një numër i caktuar i ndeshjeve. Sipas gazetës zvicerane, Kryeziu nuk dëshiron të arrijë këtë numër të ndeshjeve, pasi nuk dëshiron t’i vazhdohet kontrata edhe për një edicion.

Kryeziu mungoi në ndeshjen e fundit ndaj Thunit, të cilën Luzerni e humbi. Për Luzernin kjo ishte humbja e parë këtë vit derisa për Kryeziun mungesa e parë për shkak të një lëndimi në shpinë, siç ishte thënë. E pikërisht këtu qëndron problemi – te lëndimi.

COMMENTS