Lutfi Haziri: Së shpejti fillojmë me ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Llashticë

Lutfi Haziri: Së shpejti fillojmë me ndërtimin e Qendrës së Mjekësisë Familjare në Llashticë

Pavarësia, në Vlorë Meta, Rama dhe Thaçi
Hoxha optimiste se sivjet hiqen vizat

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, i cili është edhe kandidat i LDK-së për edhe një mandat qeverisës në këtë komunë, gjatë vizitës së sotme që i ka bërë Qendres Kryesore të Mjekësië Familjare, ka konfirmuar se së shpejti do të nis ndërtimi i objektit të Qendres së Mjekësisë Familjare në Llashticë.

‘Sot pamë përgatitjet dhe angazhimet që ka QKMF në këtë fazë. Ne jemi në fazën e vlerësimit dhe vendimeve buxhetore për vitin e ardhshëm dhe konfirmova mbështetjen për QKMF për përfundimin e ndërtesës së re për ta përfunduar në mënyrën më të mirë dhe e paralajmërova se së shpejti do të nis ndërtimi i QMF në Llashticë’, ka thënë Haziri, i cili ka marrë vaksinën kundër gripeve si mesazh sensibilizimi për të gjithë qytetarët.

‘Jemi në fazën e sensibilizimit të vaksininimit dhe tashmë 6 mijë doza janë në Gjilan. I lus të gjithë ata që kanë ndjeshmëri ndaj gripeve, të lajmërohen në të gjitha shërbimet ambulantore në qytet dhe në fshatra’, ka thënë Haziri.

Kryetari Haziri ka thënë se shëndetësia primare ka qenë dhe vazhdon të jetë prioriteti i parë i qeverisjes edhe në katër vitet e ardhshme.’Ne i kemi përfunduar investimet në infrastrukturë në të gjitha qendrat mjekësore në qytet dhe fshatra, i kemi shtuar shërbimet, sikur që e kemi rritur numrin e kuadrit profesional.

Ndërkaq, kemi ofruar pesë shërbime në terren, ndihma e shpejtë 24 orë, shërbiomi i vaksinimit, vizita shtëpiake për përkujdesjen e nënës dhe fëmijës në familje, shërbimi i patronazhës në dy ndërrime, pesë ditë në javë dhe kontrollat sistematike të nxënësve në tri vitet e fundit’, ka shtuar Haziri.

Nga ana e tyre, personeli shëndetësor dhe përgjegjësit e QKMF dhe QMF ‘Dardania’, kanë falënderuar kryetarin Lutfi Haziri për mbështjen e vazhdueshme dhe kujdesin e veçantë për shëndetësinë primare.

COMMENTS