Lutfi Haziri porosi Sami Kurteshit, i thotë se do ta mundë në Gjilan

Lutfi Haziri porosi Sami Kurteshit, i thotë se do ta mundë në Gjilan

Skandal: Top Channel me hartë ku Kosova është pjesë e Serbisë (Foto)
Behgjet Pacolli: Me Vetëvendosjen do të jemi pas zgjedhjeve

Lutfi Haziri, aktualisht kryetar i Gjilanit, i cili rikandidon përsëri për pozitën e të parit për këtë komunë, nuk i frikësohet humbjes. Madje, nuk ka frikë as nga kundërkandidati i tij Sami Kurteshi i Vetëvendosjes, i cili synon që ta marrë nga LDK këtë komunë. Por, Haziri shprehet i bindur se do të jetë përsëri në krye të Gjilanit.

Ndonëse kishte deklaruar për të disatën herë se nuk do të jetë pjesë e garës në zgjedhjet lokale për kryetar të Gjilanit, emri i Lutfi Hazirit u bë dje publik nga kreu i LDK-së për të qeverisur edhe më tej në këtë komunë.

Haziri, i cili ka qenë në krye të këtij qyteti edhe pas luftës për një mandat, synon që këtë ta vazhdojë edhe më tutje. S’i frikësohet asnjë kandidimi, e as atij të ish-avokatit Sami Kurteshi, i cili tashmë është pjesë e Lëvizjes Vetëvendosje.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha të premten për Express se nuk e komenton kandidaturën e asnjë partie për kryetar të Gjilanit, por që shprehet i sigurt se fitoren do ta ketë përsëri.

‘Unë nuk i komentoj kandidimet e askujt, në këtë rast të asnjë partie politike. Procesi zgjedhor fillon më 22 shtator dhe do të përfundojë më 22 tetor sipas ligjit. Sigurisht që do ta marr sërish komunën e Gjilanit’, u shpreh kryetari aktual i Gjilanit.

Pra në Gjilan kandidat i LDK-së për kryetar të Komunës do të jetë përsëri Lutfi Haziri, ndërsa Zenun Pajaziti pritet të kandidohet nga PDK-ja. Në anën tjetër lëvizja ‘Vetëvendosje’, e cila ka dalë partia më e votuar në këtë Komunë në zgjedhjet e 11 qershorit, pritet të garojë me ish-Avokatin e Popullit, Sami Kurteshin.

Kandidaturën për të parin e Gjilanit të Sami Kurteshit e bëri dje publike Lëvizja Vetëvendosje përmes një postimi në Facebook.

‘Sami Kurteshi ka marrë besimin e aktivistëve të Gjilanit për të qenë kandidat për kryetar të Gjilanit, në zgjedhjet e 22 tetorit. Zotin Kurteshi e urojmë për rezultatin në procesin zgjedhor të brendshëm dhe i urojmë suksese edhe në garën për kryetar komune’, thuhej në shkrimin e këtij subjekti.

Ndërkaq, kujtojmë se para se LDK ta fitonte Komunën e Gjilanit, në krye të saj ishte Qemajl Mustafa i PDK-së për dy mandate radhazi. Pas humbjes në këtë qytet, Mustafa ka dhënë dorëheqjen nga të gjitha pozitat dhe ka braktisur edhe PDK-në.

COMMENTS