Lutfi Haziri: Pas korrigjimit nga KQZ-ja publikohen listat

Derisa Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së, duke mos dhënë detaje ka thënë se PDK-ja tashmë e ka dërguar listën në Komisioni Qendror Zgjedhor (

Derisa Xhavit Haliti, anëtar i kryesisë së PDK-së, duke mos dhënë detaje ka thënë se PDK-ja tashmë e ka dërguar listën në Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), kurse nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se tek pas korrigjimit të listave nga KQZ-ja ato do të bëhen publike.

‘Ne e kemi miratuar një listë, e kemi dërguar’, ka deklaruar shkurt Haliti.

Kurse nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se tek pas korrigjimit të listave nga KQZ-ja ato do të bëhen publike.

‘KQZ-ja është autoriteti i vetëm kushtetues që pas afatit korrigjues publikon listat me kandidatët’, ka potencuar Haziri për ‘Zërin’.

Kurse analisti politik Dimal Basha ka vlerësuar se mospublikimi i listave nga disa parti është bërë për t’i zvogëluar pakënaqësitë brenda partive.

‘Mospublikimi i listave bëhet për t’i minimizuar pakënaqësitë brenda subjekteve politike dhe efektit që mund ta ketë kjo mos kënaqësi jashtë këtyre subjekteve. Me fjalë të tjera, presin t’i publikojnë listat në momentin e fundit, në kohën kur zhurma e kampanjës politike rritet në atë nivel saqë nuk do të dëgjohen ankesat apo mos kënaqësitë e atyre kandidatëve që nuk përfshihen në listat e tyre’, ka deklaruar Basha.

COMMENTS