Luftoni aromën e keqe të gojës me këtë trajtim natyral

Luftoni aromën e keqe të gojës me këtë trajtim natyral

Aroma e keqe e gojës zakonisht vjen si pasojë e higjenës së dobët, por mund të jetë paralajmëruese edhe për probleme tjera shëndetësore.

Kjo është një gjendje e turpshme që prek afër 30 përqind të njerëzve në mbarë botën.

Aroma e keqe e gojës mund të vie edhe si pasojë e ushqimit jo të shëndetshëm dhe mënyrës së jetesës.

Për të parandaluar këtë sëmundje duhet të ushqeheni mirë, të përdorni pastrues të gojës, të hiqni dorë nga pirja e duhanit dhe të vizitoni dentistin më shpesh.

Erëza që do t’ju ndihmojë të parandaloni aromën e keqe të gojës është kanella.

E përzier me spinach dhe majdanoz ajo bën mrekulli për aromë të freskët të gojës.

Ju nevoitet:

1 limon
2 lugë gjelle spinaq
10 tufa majdanoz
½ lugë mjaltë
50 ml ujë të ngrohtë
½ lugë e madhe kanellë

Përgatitja:

E pastroni spinaqin me majdanoz dhe i vendosni në blender dhe më pas shtoni lëng limoni dhe ujin e ngrohtë. Përzieni mirë dhe shtoni kanellën me mjaltë.

Mbajeni këtë përzierje në frigorifer dhe konsumojeni në mëngjës para se të hani.

COMMENTS