Lufta kundër terrozimit, Hyseni: Janë 33 kallëzime penale për një vit

EULEX gati ‘Të shkojë në shtëpi’
Sot mbahet seanca për vrasjen e Aulon Zekës, familjarët shpresojnë të jetë e fundit

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni duke folur në Kuvend për implementimin e ligjit që ndalon pjesëmarrjen në luftërat jashtë vendit ka thënë se për një vit që kur ka hyrë në fuqi, janë ngritur 33 kallëzime penale që ndërlidhen me terrorizmin.

Këtë pasqyrë, Hyseni e ka prezantuar në përgjigjen që i ka kthyer pyetjes së parashtruar nga deputetja e LDK-së, Alma Lama rreth efekteve që ka prodhuar Ligji që ndalon pjesëmarrjen në luftërat e huaja.

‘Bëhet një vit që ka hyrë të fuqi ligji. Në gjuhën e numrave brenda kësaj periudhe në pajtim më dispozitat e këtij ligji janë ngrit 33 kallëzime penale dhe mund të themi se ligji ka prodhuar konsekuenca shumë pozitive, sepse po e përmbyllim muajin e dhjetë që nuk është regjistruar as një rast i vetëm i shkuarjes në konflikte të huaja duke përjashtuar këtu dy tentime në muajin tetor dhe nëntor që janë parandaluar nga Policia e Kosovës’, ka theksuar Hyseni.

COMMENTS