Lotët e vogëlushes: S’duhet të na vijë turp që jemi me ngjyrë (Video)

Vajza afro-amerikane Zianna Oliphant e cila është 9 vjeçe, nga podiumi i këshillit të qytetit të Charlotte, në Karolinën e Veriut, i pari pas vrasjes

Vajza afro-amerikane Zianna Oliphant e cila është 9 vjeçe, nga podiumi i këshillit të qytetit të Charlotte, në Karolinën e Veriut, i pari pas vrasjes së Keith Scott nga ana e policisë, ka dhënë një dëshmi prekëse lidhur me situatën në të cilën jeton komuniteti i njerëzve me ngjyrë.

Ajo ka thënë eksperiencën e saj mes lotëve, duke prekur shumë njerëz, aq sa pamjet e fjalimit të saj po bëjnë xhiron e botës.

‘Ndjej se trajtohemi ndryshe nga njerëzit e tjerë dhe kjo gjë nuk më pëlqen. Ngjyra e lëkurës nuk do të thotë asgjë për mua. Jemi zezakë por nuk duhet të na vijë turp për këtë’, tha Zianna, e cila u ndërpre disa herë nga përkrahësit gjatë fjalës së saj.

‘Turp është që baballarët dhe nënat tona të vriten. Nuk mund ta durojmë më! Është turp t’i varrosim dhe të shkojmë t’i vizitojmë në varreza. Kemi lot që nuk duhet t’i kemi. Kemi nevojë që prindërit tanë të rrinë me ne, në krahun tonë’, shtoi më tej Zianna.

COMMENTS