Lotaria Amerikane, ja si të kontrolloni që jeni apo jo fitues

Lotaria Amerikane, ja si të kontrolloni që jeni apo jo fitues

Treni serb niset për në Mitrovicë, Kosova e sheh si provokim
Haradinaj: S’ka krizë politike, por një ndalesë (Video)

Si të kontrolloni nëse jeni fitues. Çfarë duhet të bëjnë ata që kanë humbur kodin dhe ç’duhet të dinë fituesit.

Ambasada Amerikane në Tiranë, thekson se lista e fituesve shqiptarë do të shpallet në faqen Lotarisë Amerikane dhe jo me postë elektronike apo me letër.

Kontrolli për fituesit do të nisë nga data 2 maj në orën 18:00 të datës 3 maj deri në shtator të këtij viti. Por, nëse keni humbur numrin e konfirmimit, lotaria ju jep një zgjidhje duke rifutur të dhënat tuaja në faqen zyrtare të internetit. Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë të ditur procedurat që ndiqen më pas nëse jeni përzgjedhur si një nga fituesit e lotarisë.

Shumë e rëndësishme, thekson zyra konsullore e Ambasadës Amerikane, është përgatitja për intervistën.

Sipas zyrës konsullore, të përzgjedhurit e lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet në Seksionin Konsullor mbi dy javë përpara datës së tyre të takimit. Edhe nëse nuk e kanë marrë akoma garancinë financiare dhe taksat nga sponsori në SHBA, ju mund t’i dërgoni ato së bashku me vizitën mjekësore në ditën e intervistës.

Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës në ditën e caktuar dhe vonesa të gjata.

Në vitin 2015 thuhet se kanë aplikuar mbi 200 mijë shtetas shqiptarë, nga të cilët mund të fitojnë 3 mijë. Zyra konsullore në faqen e internetit të Ambasadës Amerikane sqaron se aplikantët duhet të kenë kujdes nga mashtrimet. Një nga mashtrimet janë mesazhet elektronike që njoftojnë se jeni fitues, por duhet të dërgoni një shumë të hollash. Ky është mashtrim, fituesi shpallet vetëm me një mënyrë. Dhe pas përzgjedhjes, duhen plotësuar kriteret që kanë të bëjnë me arsimin dhe punësimin.

“Programi i Lotarisë DV-2017. Informacioni rreth kontrollit të statusit të të regjistruarve për DV-2017 është në dispozicionin tuaj nga data 3 Maj, 2016, në faqen e internetit të Programit të Vizave të Shumëllojshmërisë. Nëse ju jeni përzgjedhur – Urime! Lutemi lexoni në faqen e Ambasadës Amerikane, nën paragrafin “Të Përzgjedhurit e Vizave të Lotarisë – Përgatitja për intervistën” për informacion mbi përgatitjen për intervistën tuaj”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.

Vini re:

Të përzgjedhurit e Lotarisë duhet të përpiqen t’i dërgojnë dokumentet n? Seksionin Konsullor mbi dy jav? përpara datës së tyre të takimit. Nëse ju nuk e keni marrë akoma Garancin? Financiare dhe taksat nga sponsori n? SHBA, ju mund t’i sillni ato s? bashku me vizitën mjekësore n? ditën e intervistës. Dështimi për të siguruar qoftë edhe një nga dokumentet e kërkuara do të rezultojë në moskryerjen e intervistës n? ditën e caktuar dhe vonesa të gjata”, thuhet më tej.

COMMENTS