Lorik Cana do liri për Ballistin (Foto)

Lorik Cana do liri për Ballistin (Foto)

Hedhet shorti i Digital Kupës së Kosovës, këto janë çiftet e gjysëmfinales (Foto)
11-metërshat, UEFA synon ndryshimin e rregullores

Ish-kapiteni i Kombëtares Shqiptare të futbollit, Lorik Cana, ka kërkuar liri për Ballistin, Ismail Morina.

Gjykata në Dubrovnik ka vendosur për ekstradim të tij në Beograd, ndërsa kanë shpërthyer reagimet.

Aty u është bashkuar edhe Cana, që ishte kapiten i Shqipërisë në ndeshjen kundër Serbisë, më 14 tetor në Beograd, ku Ballisti kishte lëshuar dronin me flamurin e tij ‘Authoctonous’.

‘Liri Për Ballist Morinën!!! #autochtonous #setfreeballistmorina# liriperballistin’, ka shkruar Cana në profilin e tij në instagram, transmeton Koha.net. Këtë postim ai e ka përcjell me një fotografi të ballistit.

Kujtojmë se sot në orën 19:00 para Kryeministrisë në Tiranë do të organizohet një protestë kundër ekstradimit të ballistit në Beograd.

Liri Për Ballist Morinën!!! 🇦🇱 #autochtonous #setfreeballistmorina #liriperballistin

A post shared by Lorik Cana (@lorikcana) on

COMMENTS