Duket sikur aktorja e njohur Lindsay Lohan është gati për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj, atë pranë islamit. Pasi i fshiu të gjitha fot
Duket sikur aktorja e njohur Lindsay Lohan është gati për të nisur një kapitull të ri në jetën e saj, atë pranë islamit.
Pasi i fshiu të gjitha fotot e mëparshme në Instagram, Lohan ka filluar të postojë fotografi nga e para. Vetëm se këtë herë ato ndryshojnë shumë nga fotot që jemi mësuar të shohim.
Lohan gjatë fundjavës ka vizituar Presidentit e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe gruan e tij.
‘Çfarë ëndrre është që të më ftojë Presidenti Erdogan dhe Zonja e Parë në shtëpinë e tyre’, ka shkruar aktorja 30 vjeçare nën foton e publikuar.
Ajo në këtë fotografi ka etiketuar edhe presidentin amerikan me fjalët ‘Alaikum Salam’ (Paqja qoftë mbi ju). Ky vjen si mesazh pas vendimit të fundit të Donald Trumpit për ndalimin e përkohshëm të refugjatëve myslimanë.
COMMENTS