Llumnica thotë se titulli i Superligës mund të vendoset në xhiron e fundit

Llumnica thotë se titulli i Superligës mund të vendoset në xhiron e fundit

Trajneri dhe analisti i mirënjohur kosovar Ardian Llumnica ka folur për KosovaPress rreth dy ndeshjeve derbi të javës së 29-të të Superligës së Kosovës në futboll dhe për çështjen e titullit kampion.

Llumnica deklaroi se këto ndeshja janë derbi dhe do të jetë mjaftë e vështirë për skuadrat që po luftojnë për titullin e kampionit, Dritës dhe Prishtinës.

‘Në fakt këto dy ndeshje janë super derbi, pavarësisht që Drita dhe Prishtina kanë një shkëputje të lehtë karshi Niklit përkatësisht Llapit. Me formën e treguar, dhe rrethanat aktuale vështirë se Drita do ta bëjë një hap fals drejt rrugës për titull, kur kësaj ia shton se edhe luan si vendase, atëherë është favorite pavarësisht që Nikli ka skuadër të fort por realisht nuk ka gjasa për titull më dhe nuk e di sa do të jetë motivi i tyre’, deklaroi Llumncia për ndeshjen Drita – Feronikeli.

Ndërsa për ndeshjen e dytë ndërmjet Prishtinës dhe Llapit tha se do të jetë një ndeshje mjaft e nxehtë në të gjitha aspektet.

‘Prishtina – Llapi ka nisur të marrë epitetin e një derbi regjional nëse mund ta quajmë. Realisht në taborin llapjan ekziston vullneti i madh për ta mposhtur Prishtinën, një nga arsyet është për t’iu hakmarrë nga hidhërimi i eliminimit nga kupa si dhe për të kthyer atmosferën e krijuar nga skandali i fundit për kurdisje të ndeshjes ndaj Dritës. Thënë realisht Prishtina në gabimin eventual në pikë mund të përshëndetet nga titulli’, ishin fjalët e Llumnicës.

Llumnica është dyshues së disa klube dëshirojnë që Prishtina të mos bëhet kampion këtë vit.

‘Në prapavijë sikur ekziston një vullnet nga disa klube që kanë qenë pretendente për titull që Prishtina mos të bëhet kampion duke ia pas frikën që nëse bëhet kampion në këtë kohë do ta dominojë Superligën për disa vite dhe sikur e kanë bërë një kundërshtar të përbashkët në këtë aspekt që është Prishtina, pa ja mohuar cilësinë e Dritës, organizimin dhe të gjitha tjerat që me plot meritë është duke luftuar për titullin’, përfundoi Ardian Llumnica.

Këto dyshime të tij çojnë në mendje shumë mendime rreth ndeshjeve të fundit në Superligën e Kosovës ku disa ndeshje mund të jenë të montuara nga disa skuadra por krejt kjo mbetet të shihet dhe të përcillet me një vëmendje të madhe nga futbolldashësit kosovar si dhe nga Federata e Futbollit të Kosovës.

COMMENTS