Liverpooli mposht Leicesterin, fiton trofeun e Azisë (Video)

Liverpooli mposht Leicesterin, fiton trofeun e Azisë (Video)

Legjenda e Milanit, George Weah është zgjedhur president i Liberisë
Pique befason me deklaratën e tij për shortin e Ligës së Kampionëve

Liverpooli ka mposhtur Leicester Cityn në finalen e trofeut të Azisë në kuadër të përgatitjeve para sezonale të të dy skuadrave nga Liga Premier.

Dy skuadrat angleze janë ndeshur mes vete në një ndeshje miqësore, por e vlefshme si finale e trofeut të Ligës Premier të Azisë.

Leicesteri ishin të parët që kaluan në epërsi në minutën e 12 me anë të sulmuesit algjerian, Islam Slimani, i cili shënoi me kokë pas asistimit të Christian Fusch.

Megjithatë, Liverpooli arriti të kthehet shpejt në lojë me anë të transferimit të ri Mohamed Salah që shënoi për barazimin 1-1 në minutën e 20 pas asistimit perfekt të Coutinhos.

Salah dhe Coutinho shënuan dy golat e Liverpoolit
Mesfushori brazilian arriti të shënoi në minutën e 44 golin e epërsisë 2-1, ku shënoi gol të bukur pas asistimit të Roberto Firminos dhe skuadrat shkuan në epërsi më këtë rezultat.

Në pjesën e dytë u zhvillua ndeshje e barabartë me të dy skuadrat që kryen shumë ndërrime dhe provuan lojtar, por asnjëra nuk arriti të shënoj gol dhe ndeshja përfundoi me fitoren 2-1 të Liverpoolit, që në fund iu gëzua trofeut të Azisë.

COMMENTS