Liverpool prish planet e Milani-t dhe Juventusi-t

Liverpool prish planet e Milani-t dhe Juventusi-t

​Në ditët e kaluara, Liverpool ka shtuar kontaktet me menaxherët e mesfushorit spanjoll, Dani Caballos duke arritur një marrëveshje në vija të përgjithshme për një kontratë katërvjeçare.

Ndërhyrja e vendosur e Jurgen Klopp ndryshon programet e Milan, që është interesuar shumë për Ceballos në muajt e kaluar. Mesfushori i datëlindjes 1996-të ishte ëndrra e kuqezinjve për mesfushën. Por kuqezinjtë nuk kanë mundur të bëjnë asnjë lëvizje për shkak të ‘Fair Play’-it Financiar.

Më ndryshe ka qenë situata e Juventus, që e ka parë gjithmonë Dani-n si një lojtar interesant, por vetëm me kushte të caktuara. Bardhezinjtë nuk kishin ndërmend të paguanin 40 mln euro, shuma e kërkuar nga Reali. Liverpool ka përfituar nga kjo situatë dhe ka përshpejtuar operacionin me një telefonatë që mund të çojë në tym plane dhe strategji të merkatos.

COMMENTS