Lista Serbe: Kryeministri Vuçiq është kryeministër i yni dhe jo Isa Mustafa

Kosova synon ta rritë përfaqësimin në Amerikën Latine me ambasadore jorezidente në Kostarikë
Ndalohen tre persona lidhur me procesin zgjedhor

Lista serbe ka marrë vendim që të ngrijë përsëri aktivitetet e tyre në institucionet e Kosovës, vetëm dy ditë pasi ata u takuan me kryeministrin serb Aleksandër Vuçiq. Ata kanë marrë edhe vendim që ministrja e re Mirjana Jevtiq të tërhiqet nga posti që iu dha ditë më parë.

Në njoftimin e Listës Serbe më tutje thuhet se ‘Aleksandër Vuçiq është kryetar i Qeverisë dhe se autoriteti i tij është i padiskutueshëm’.

‘Ju njoftojmë se ne ligjvënësit serbë në institucionet e përkohshme të Kuvendit të Kosovës do t’i zbatojmë të gjitha vendimet e presidentit Vuçiq dhe se i ngrijmë të gjitha aktivitetet e punës në Kuvend dhe Qeveri. Gjithashtu në përputhje me kërkesën e Aleksandër Vuçiqit është marrë vendim që Mirjana Jevtiq të tërhiqet nga posti i ministres pasi që ajo si një serbe e Kosovës respekton autoritetin dhe kërkesën e kryeministrit të Serbisë’, thuhet më tutje në njoftimin e kësaj Liste.

Në këtë sqarim të Listës Serbe theksohet se ‘kryeministri Vuçiq është kryeministër i yni dhe jo Isa Mustafa, kështu ka qenë dhe kështu do të jetë’.

COMMENTS