Lista Serbe i bashkohet opozitës

Lista Serbe i bashkohet opozitës

Deputetët e Listës Serbe i janë bashkuar opozitës në vazhdimin e seancës së Kuvendit të Kosovës, raporton KTV.

Këta deputetë kanë ndërruar ulëset, duke kaluar nga ato të pozitës te opozita.

Lista Serbe këtë veprim e kanë ndërmarrë pas arrestimit të Marko Gjuriqit të hënën në Mitrovicë. Ende nuk është e qartë nëse paralajmërimi i ministrave serbë se do të braktisin qeverinë ka ndodhur ose jo.

COMMENTS