Lista Serbe dërgon Ligjin për Trepçën në Gjykatën Kushtetuese

Lista Serbe dërgon Ligjin për Trepçën në Gjykatën Kushtetuese

Agjencioni “Ilir Krasniqi” lëshon edhe 18 leje pune për në Gjermani (LISTË)
140 vota pro reformës për drejtësi – Rama: Nisë revolucioni

Lista Serbe e drejtuar nga kryetari Slavko Simiq, dorëzuan sot në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës kërkesën për shqyrtimin e ligjshmërisë së miratimit të Ligjit për Trepçën nga ana e legjislativit.

Deputetët e kësaj liste në Kuvendin e Kosovës, siç ka thënë Simiq, nuk janë pajtuar me miratimin e këtij ligji.

Simiq i ka thënë të mërkurën Radios Evropa e Lirë se deputetët e Listës Serbe janë duke e përgatitur edhe kërkesën tjetër për ta dërguar për shqyrtim në Gjykatë Kushtetuese, lidhur me ligjshmërinë e miratimit të Ligjit për Investimet Strategjike, i cili po ashtu është miratuar nga Kuvendi i Kosovës.

COMMENTS