Lirohet Aida Dërguti (Dokument)

Vetëm pak orë më vonë pasi u ndalua nga Policia, është liruar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Aida Dërguti, përcjellë zico.tv

Kjo e fundit dyshohet se ka kryer veprën penale ‘mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve nga neni 374 paragrafi 1 të KPRK-së’.

Ndalimi i nënkryetares së Parlamentit të Kosovës është realizuar nga forcat e rendit bazuar në mandatin ligjor që ka nga rrjedh edhe obligimi për zbatimin e urdhërarresteve të ligjshme të lëshuara nga organet e drejtësisë.

Lajmin për lirimin e Dërgutit e ka konfirmuar Shkodran Hoti nga Lëvizja Vetëvendosje.

COMMENTS